Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kosovari në Francë vrau gruan dhe veten në banjo të banesës, fëmija theu derën dhe pa prindërit të vdekur

    29/04/2022 19:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një çift nga Kosova është gjetur i vdekur disa ditë më parë në apartamentin e tyre në Epinal të Francës.

    Mediat francezekanë njoftuar se prokurorët sot kanë dalë me një përfundim se gruaja është therur me thikë nga burri i saj, pastaj i njëjti ka vrarë edhe veten.

    Ngjarja ka ndodhur para 3 fëmijëve të tyre, kurse 5 të tjerë nuk ka qenë në banesë në momentin kur ndodhi tragjedia.

     “Gruaja vra nga burri i saj dhe ky i fundit do të kishte përdorur të njëjtën thikë për të vrarë veten ”, tha prokurori publik i Épinal, Frédéric Nahon.

    Nga autopsia u zbuluan “disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë mbrojtëse” në trupin e 44-vjeçares.

    Hetimi konfirmoi se mëngjesin e së martës kishte shpërthyer një “zënkë verbale mes burrit dhe gruas, ku burri e kishte akuzuar gruan e tij për “gjoja pabesi” , shtoi prokurori.

    Krimi kishte ndodhur në banjën e banesës, ku njëri nga fëmijët më pas kishte thyer derën dhe kishte zbuluar trupat e pajetë të prindërve të tij.

    Për momentin, fëmijët janë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

    Familja, me origjinë nga Kosova, jetonte në Francë që nga viti 2018 dhe kishte statusin e refugjatit. Kjo familje përbëhej nga tetë fëmijë, tre prej të cilëve ishin të rritur. Shtatë nga fëmijët jetonin ende me prindërit e tyre dhe pesë të miturit ishin në shkollë.

    Çifti nuk ishte i njohur për shërbimet e drejtësisë dhe nuk ishte paraqitur asnjë ankesë për dhunë në familje, sipas Frédéric Nahon. Ky saktësoi se faktet duhet të klasifikohen pa vazhdim “për shuarje të veprimit publik” për shkak të vdekjes së bashkëshortit.

    Artikuj të ngjashëm

    Sulm i pazakontë nga bletët në Francë, tre shtrihen në spital, 21 të lënduar

    Macroni e Putini bisedojnë për Iranin, në telefonatën e parë në tre vjet

    Një nxënës i vrarë dhe tre të plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë franceze

    Të Fundit

    SHBA kërcënon me masa të reja Rusinë nëse nuk pranon armëpushim në Ukrainë

    Ushtarët italianë në KFOR dekorohen për shërbimin në Kosovë

    Rikthehet vala e të nxehtit në fundjavë – deri në 36°C, javën tjetër priten temperatura ekstreme deri në 40°C

    Marina publikon foton e vajzës: Më ngjan mua

    Berisha për krerët e UÇK-së në Hagë: Shqetësimi i madh është se kërkush s’po shqetësohet për ta

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.