11 persona me nënshtetësi siriane janë gjetur nga policia sot gjatë një urdhërese për kontrollin e një shtëpie në fshatin Peqan për një vjedhje.
Shtetasit sirian kishin shfrytëzuar rrugët ilegale dhe ishin kontrabanduar nga disa persona të dyshimtë.
“Të dyshuarit S.M, F.F, A.B, V.F, Xh.K, A.N dhe D.S dyshohen se janë përfshirë në kontrabandë me migrantë dhe të njëjtit ju dorëzuan njësisë së hetimeve për intervistë”, njofton Policia.