Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zyrtarët amerikanë: Një raketë izraelite e ka goditur Iranin

    19/04/2024 08:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Australia u bën thirrje qytetarëve të vet që të largohen nga Izraeli pas sulmit ndaj Iranit

    Departamenti Qeveritar i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Australisë u ka bërë thirrje shtetasve australianë në Izrael që “të largohen, nëse është e sigurt të veprohet ashtu”.

    “Ekziston një rrezik i lartë i hakmarrjeve ushtarake dhe sulmeve terroriste kundër Izraelit dhe interesave izraelite në mbarë rajonin. Situata e sigurisë do të mund të përkeqësohej shpejt. Ne u bëjmë thirrje australianëve në Izrael ose në Territoret e Pushtuara Palestineze që të largohen, nëse është e sigurt të veprohet ashtu” – thuhet në një shkrim të faqes “Smart Traveller” në rrjetin X, që publikon këshilla nga ky departament, raporton televizioni CNN.

    Departamenti australian paralajmëroi se “sulmet ushtarake mund të rezultojnë në mbyllje të hapësirës ajrore, anulime të fluturimeve, ndryshim të drejtimit të tyre dhe pengesa të tjera të udhëtimit”.

    Ky institucion është i shqetësuar se aeroporti ndërkombëtar “Ben Gurion” në Tel Aviv “mund t’i pauzojë operacionet për shkak të shqetësimeve të shtuara të sigurisë në çfarëdo kohe dhe me njoftim të shpejtë”.

    ___________________

    Një raketë izraelite e ka goditur Iranin, i kanë thënë dy zyrtarë amerikanë televizionit CBS.

    Mediat shtetërore iraniane po raportojnë se fluturimet janë pezulluar mbi disa qytete, sipas agjencisë “Associated Press”, raporton televizioni BBC.

    Irani ka qenë në gjendje të lartë gatishmërie, pasi Izraeli kishte thënë se do t’i kundërpërgjigjej sulmit iranian të së shtunës.

    Forcat iraniane shkrepën bateri të mbrojtjes ajrore në një bazë të rëndësishme ajrore dhe në një qendër bërthamore afër qytetit Isfahan, pasi disa dronë u vërejtën të premten herët në mëngjes, duke shkaktuar frikë për një hakmarrje të mundshme nga Izraeli për sulmin e pashembullt me dronë e raketa, raporton agjencia “Associated Press”.

    Nuk qe e qartë nëse Irani është sulmuar dhe asnjë zyrtar iranian nuk e pranoi drejtpërdrejt këtë mundësi. Ushtria izraelite nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

    Gazeta e njohur amerikane, “The New York Times”, citoi zyrtarë anonimë izraelitë që e morën përgjegjësinë për sulmin.

    Televizioni shtetëror iranian raportoi se bateritë e mbrojtjes ajrore u shkrepën në disa provinca pas raportimeve për disa dronë që ishin parë në ajër.

    ___________________

    Irani thotë se ka rrëzuar tre dronë

    Sipas një zyrtari iranian, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan tre dronë të premten, ndërsa mediat shtetërore iraniane thanë se nuk është raportuar për sulme ose shpërthime të nivelit të lartë pas shpërthimeve afër qytetit Isfahan.

    Tre dronë “u rrëzuan me sukses nga mbrojtja ajrore e vendit, nuk ka raportime për një sulm me raketë tash për tash”, shkroi në rrjetin X zëdhënësi i Qendrës Kombëtare të Hapësirës Kibernetike në Iran, Hossein Dalirian.

    Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, IRNA, sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan në disa rajone si masë parandaluese kundër rreziqeve të mundshme ajrore.

    Artikuj të ngjashëm

    Irani do të vazhdojë programin bërthamor: E drejta jonë si anëtarë të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

    Ku është Khamenei?

    Irani falenderon Serbinë për qëndrimin ndaj luftës me Izraelin

    Të Fundit

    Grushtshteti në Serbi, efekti domino në rajon!

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.