Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zyrtarja e KMDK-së thotë se VV e ka kapur trefish këtë ndërmarrje publike: O popull janë t’u na rrejtë

    24/01/2025 22:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Syzana Gashi – Durmishi, përgjegjëse për Siguri dhe Shëndet në Punë në Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK) ka deklaruar se partia në pushtet e ka kapur “trefish” ndërmarrjen publike ku ajo punon.

    Gashi-Durmishi fillimisht ka thënë se kryeshefi i KMDK-së, Dardan Velija ka ndërhyrë në strukturën organizative të kompanisë duke larguar punonjës për shkak të bindjeve politike.

    “Unë që dy vite mundohem me mish e shpirt, t’u mos i tregu as familjes, tash e dijnë të gjithë, Prishtina, këta që më njohin, është tepru. Kanë nis me shpif, me rrejt. E kam të hënën, edhe fletëparaqitjen në komision disiplinor…Motivacioni i fundit, para tre ditëve, të vjen me qesh, djali jem 13 vjeç e din që, më falni në shprehje, ia ka fut kot” – ka thënë ajo.

    Mes tjerash, Gashi-Durmishi shtoi se punon që 15 vite në institucionin në fjalë, dhe që Lëvizja Vetëvendosje “e ka kapur trefish më shumë se partitë tjera”.

    “Inspektorati i punës, se te ne janë bo shumë largime nga puna. Ka fillu ndoshta me mu, nejse kryeshefi është largu nga bordi i drejtorëve, e kuptoj edhe menaxhmentin kur ndërrohet, se unë jam që 15 vjet, se qashtu e ka politika te ne në Kosovë. Për këtë kam ardhë, me i thënë popullit tem, o popull janë t’u na rrejt të tanë, pse me largu një punëtor, si ti një kameraman këtu, pse nuk është i partisë tonde a, apo ndonjë ministri. Po i quaj këta, se s’pi du ma, këta e kanë marrë votën t’u thënë që këta e kanë kapë na po e çkapim. Unë jam aty që 15 vjet, e kom pa PDK, LDK, këta trefish më shumë e kanë kap. Po e bazoj me ardhjen e prurjeve të reja në punë, kemi pasë një inxhinier në punë, tash edhe tri kanë me i marrë” – u shpreh ajo në Debat Plus.

    Artikuj të ngjashëm

    KMDLNj: Rritja e çmimit të rrymës – veprim kriminal, kërkohet protestë gjithë-popullore

    KMDLNJ: Padia për gjenocid ndaj Serbisë mbetet veç premtim elektoral i Kurtit

    KMDLNj: Gjykimi në Hagë, maratona e një krimi juridik

    Të Fundit

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.