Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Zyrtarizohet transferimi i Ermal Krasniqit tek Cluj

    10/01/2023 09:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ermal Krasniqi është edhe zyrtarisht futbollist i skuadrës rumune, Cluj.

    Futbollisti kosovar ka bërë hapin e madh në karrierë dhe tashmë do të mbrojë ngjyrat e klubit ndaj të cilit luajti në Conference League.

    Skuadra rumune, Cluj sapo e ka zyrtarizuar blerjen e Ermal Krasniqit. Futbollisti i Ballkanit raportohet se i ka kushtuar rreth 300 mijë euro skuadrës rumune.

    “CFR 1907 Cluj dhe FC Ballkani, ish kundërshtari ynë në grupet e Conference League, kanë arritur marrëveshje lidhur me transferimin e mesfushorit kosovar Ermal Krasniqi te ne!
    Mesfushori ofensiv 24-vjeçar ka evoluar në tre sezonet e gjysmë të fundit te FC Ballkani, skuadër për të cilën ka bërë 105 paraqitje. Me fanellën e kampionit të Kosovës, Krasniqi ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 17 asistime”, thuhet në njoftimin e Cluj.

    Artikuj të ngjashëm

    Cluj e pranon që ende se ka kryer pagesën për Ermal Krasniqin

    Petrescu: Do të doja të kisha një tjetër lojtar me cilësi të Krasniqit

    Shumë oferta në drejtim të Ermal Krasniqit, por CFR Cluj: Nuk e kemi marrur për të shitur

    Të Fundit

    Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, e falënderon për “forcimin e marrëdhënieve”

    Temperaturat deri 46°C – OBSH me paralajmërim të frikshëm: Shumë njerëz mund të vdesin nga i nxehti përvëlues në tri ditët e ardhshme në Europë

    BE-ja ndërron drejtues, asnjë lëvizje për Kosovën

    Kos paralajmëron nga janari i 2026-ës, roaming falas për Ballkanin

    Konfirmohet dënimi me 5 vjet burg për shkrimtarin franko-algjerian, Boualem Sansal

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.