sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zyrtari i MD-së: Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme do të jetë gati në vjeshtë

    06/07/2021 16:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është duke u punuar intensivisht në projektligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme të zyrtarëve publikë. Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se tani është punuar edhe drafti i parë i këtij projektligji.

    “Është formuar grupi punues dhe është duke u punuar për këtë projektligj. Ne tashmë e kemi draftin e parë dhe është veç draft i parë. Nuk e di nëse u është dërguar ende anëtarëve të Këshillit të gjerë por do t’u dërgohet shumë shpejt”, ka thënë ai.

    Më tutje ai deklaroi se është paraparë që ky ligj të përfundojë në dhjetor të këtij vitit.

    Por, Nimoni në T7, pohoi se ky hartimi i këtij ligji do të përfundojë edhe më herët se muaji dhjetor.

    “Parashihet një transparencë dhe një përfshirje që ligji të dalë sa më i kompletuar. Ky projektligj do të jetë gati në vjeshtë edhe pse është paraparë që të përfundojë në muajin dhjetor të këtij viti”, ka thënë Nimoni.

    Zyrtari i MD-së, theksoi se ky ligj është prioritet i ministrisë dhe se është shumë i rëndësishëm për qytetarët.

    “Vërtetë jemi duke punuar intensivisht dhe mendoj që është një ligj shumë i rëndësishëm. Ky ligj do ta godas pasurinë e paligjshme. Është për zyrtarët publik dhe jo për qytetarët. Ligji aktual është nga vitit 2021. Tani do ta bëjmë nga vitit 2005. Nëse caktohet nga vitit 2005 e tutje do të konfiskohet pasuria e paligjshme që mund të jetë përfituar gjatë këtyre viteve”, deklaroi ai.

    Më tutje Nimoni ka sqaruar edhe procedurën që duhet të ndiqet deri tek hyrja në fuqi e këtij ligji.

    “Ne po mendojmë që deri vjeshtë ta bëjmë gati këtë ligj. Ta dërgojmë për shqyrtim në Qeveri, e cila më pas e aprovon dhe e dërgon për votim në Kuvend. Kjo është procedura”, tha ai.

     

    Artikuj të ngjashëm

    Kryetari i BSPK-së: Vlerësimin për koeficientin e japim pas takimit me federatat sindikale

    E tmerrshme: Sulmohet seksualisht një 12-vjeçare në Gjakovë

    KEDS njofton për punimet në rrjet, ja kush mbetet pa energji elektrike

    Të Fundit

    Kryetari i BSPK-së: Vlerësimin për koeficientin e japim pas takimit me federatat sindikale

    E tmerrshme: Sulmohet seksualisht një 12-vjeçare në Gjakovë

    KEDS njofton për punimet në rrjet, ja kush mbetet pa energji elektrike

    Shfaqen mbishkrime për Martin Berishajn në objektet e kryeqytetit

    Kërkohen dy të dyshuar për veprën “Vjedhje e rëndë”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.