Kryetari i Parlamentit çeçen, Magomed Daudov thotë se forcat çeçene e mbështesin Rusinë kryesisht për të mbrojtur islamin.
Dhe ai thotë për forcat pro-ruse: “Derisa Vladimir Putin të na ndalojë, inshallah ne do të arrijmë në Berlin. Ne do të fitojmë, nuk ka dyshim për këtë”.
Mediat e huaja shkruajnë se është e pamundur që komente të tilla të jenë një pasqyrim i saktë i strategjisë aktuale të Vladimir Putin, ndërsa shtojnë se deklarata të tilla pasqyrojnë mendësinë e disa prej atyre që luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë.
Kujtojmë që çeçenët e kanë mbështetur Putinin ushtarakisht në pushtimin e Ukrainës.