Zyrtare: Xherdan Shaqiri kompleton transferimin te Lyoni

Lyoni dhe Liverpooli kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshje për Xherdan Shaqirin.

Skuadra franceze e transferoi lojtarin shqiptar që përfaqëson Zvicrën për një shumë 6 milionë euro plus pesë milionë bonuse, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.

Përmes një komunikate për media, Liverpooli konfirmoi se Shaqiri i është bashkuar Lyonit.

“Xherdan Shaqiri ka përfunduar sot një transferim të përhershëm në Lyon pas tre vitesh me Liverpoolin”, thuhet në njoftim të The Reds.

“Reprezentuesi zviceran përfundoi një kalim që do ta shohë atë të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij me klubin e Ligue 1”.

“Ai largohet nga Reds me medalje fituese në Premier League, Champions League, FIFA Ëorld Cup Club dhe UEFA Super Cup, pasi ka shënuar tetë gola në 63 paraqitjet e tij nën Jürgen Klopp”.

“Shaqiri u bashkua me Liverpoolin nga Stoke City në verën e vitit 2018 dhe shpejt u dashurua me tifozët e Reds mderisa shënoi golin e fitores si zëvendësues kundër Manchester United në Anfield”, thuhet më tej në njoftimin e Liverpoolit.

Reklama