Gianluca Mancini ka rinovuar kontratën e tij me Romën.
Mbrojtësi italian, Mancini ka firmosur kontratë të re me skuadrën e Romës.
Lojtari do të jetë në ‘Stadio Olimpico’ deri në vitin 2027, pra për pesë vite të tjera.
26 vjeçari vinte te ‘Giallorossi’ në vitin 2019 nga skuadra e Atalanta në formë huazimi, para se lëvizja të bëhej permanente vitin e kaluar, për 13 milionë euro.
Lojtari ka luajtur 128 herë me skuadrën e Romës dhe ka shënuar shtatë gola. Ai ishte startues edhe në finalen e Conference League.
Mbrojtësi ka edhe nëntë paraqitje me kombëtaren e Italisë, që kur debutoi në vitin 2019