Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zyrtare: Lista Serbe nuk aplikon për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore

    22/03/2023 16:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Tashmë ka kaluar afati që Lista Serbe e drejtuar nga Goran Rakiq të aplikonte për të kandiduar në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe.

    Një lajm i tillë është bërë i ditur nga zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq dhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023”, ka thënë Elezi për Nacionale.

    Ai ka treguar se gjatë kësaj periudhe nuk është pranuar asnjë aplikim i ri nga subjektet politike që dëshirojnë të marrin pjesë në këto zgjedhje.

    “Gjatë periudhës 14 ditore të aplikimit (09 mars – 22 mars 2023), KQZ-ja nuk ka pranuar ndonjë aplikim nga ndonjë subjekt politik. Njoftim shtesë: Nga 9 deri më 13 mars 2023, subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit, kanë konfirmuar certifikimin e mëhershëm dhe të njëjtit nuk kanë pasur nevojë të paraqesin aplikim nga fillimi, me përjashtim të udhëzimeve të dhëna nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike”, ka thënë Elezi.

    Këto zgjedhje parashihet të mbahen më 23 prill, ndërkohë që ishin shtyrë shkaku i tensioneve në veri në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

    Shtyrja e zgjedhjeve kishte irrituar shumë kritikë të Qeverisë, por madje edhe zyrtarin e VV-së në KQZ, z. Sami Kurteshi që kishte nënkuptuar se ministri i brendshëm Xhelal Sveçla duhej të shqyrtonte pozicionin e tij nëse zgjedhjet nuk mbaheshin. Zgjedhjet nuk ishin mbajtur, dhe tashmë mund të ketë rrezik që të shtyhen përsëri.

    Katër kryetarët e mëhershëm që ishin pjesë e Listës Serbe kishin dhënë dorëheqje gjatë dorëheqjeve masive të zyrtarëve serbë në katër komunat me shumicë serbe. Sidoqoftë, kishte pasur shumë shpresë se pas marrëveshjes së Ohrit më 18 mars dhe asaj të Brukselit për Propozimin Evropian më 27 shkurt, kjo çështje do të zgjidhej.

    Artikuj të ngjashëm

    Shtyhet intervistimi i kryetarit të Listës Serbe për barrikadat e 2022-ës

    Rashiq: Lista Serbe po ofron shuma marramendëse parash për t’i anuluar votat e partisë time

    Lista Serbe thotë se i fitoi të dhjetë mandatet

    Të Fundit

    Kurti ë pas takimit me Osmanin: Folëm gjerë e gjatë, ta shohim edhe pas takimeve të tjera se a kemi arritur ndonjë progres

    “Gjendja është shumë e rëndë për fat të keq”, dalin detaje për dy të lënduarit nga aksidenti tragjik në Pejë

    Ky është vendi i radhës që ndalon mbulimin e fytyrës në vendet publike

    Gjykata shqyrton urdhërarrestin ose paraburgimin për Fitore Pacollin pasi policia dështoi ta çojë me detyrim në seancë

    Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.