Barcelona edhe zyrtarisht ia ka vazhduar kontratën futbollistit Pau Cubarsi.
Mbrojtësi spanjoll do të jetë pjesë e skuadrës katalanase deri në vitin 2029.
18-vjeçari është pjesë e akademisë ”La Massia” derisa debutimin me fanellën e Barcelonës e bëri në 13 muaj më parë dhe tani është një nga shtyllat e skuadrës, duke fituar edhe besimin e trajnerit Hansi Flick.
Cubarsi në La Liga këtë sezon ka zhvilluar 23 ndeshje, ka bërë tri asiste.
Vlera e tij në sajtin Transfermarkt është plot 70 milionë euro