FC Drita përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Arsim Thaçi do të jetë trajneri i ri i ekipit.
Marrëveshja është arritur për një kontratë 1 vjet e gjysmë.
Treneri, Arsim Thaqi së fundmi ka qenë te Malisheva, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin dhe Prishtinën.
Në ditët në vazhdim do të prezantohet edhe stafi ndimës i trajnerit Thaqi, ndërkohë nesër ekipi gjilanas fillon fazën përgatitore.