Sport
Zyrtare: Albion Rrahmani transferohet te Venezia, firmos deri në vitin 2029
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani është bërë me skuadër të re.
Të enjten, ai është zyrtarizuar te ekipi i Serie A, Venezia.
Klubi Italian e ka prezantuar ish-sulmuesin e Ballkanit, duke njoftuar për kompletimin e transferimit të tij.
Rrahmani para transferimit në Venezia FC ka luajtur për Sparta Pragën.
Kurse, ai ka luajtur edhe për Malishevën dhe Ballkanin, përpara se të niste karrierën në skuadra evropiane.