sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zyra e Kryeministrit tregon se për çka foli Kurti në Greqi

    09/07/2021 11:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se për çka ka folur kryeministri Albin Kurti në ditën e dytë të edicionit të 25-të të tryezës së organizuar nga magazina prestigjioze britanike “The Economist”, në bashkëpunim me qeverinë greke.

    Sipas ZKM’së, Kurti në këtë tryezë ka thënë se njohja e Kosovës, bashkëpunimi në rajon dhe përfshirja sa më e shpejtë e rajonit në Bashkimin Evropian, është rruga e duhur drejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate.

    Në njoftim thuhet se Kurti ka përsëritur kërkesën që Greqia t’iu bashkohet vendeve që e kanë njohur Kosovën.

    “Njohja e shtetit tonë, bashkëpunimi në rajon dhe përfshirja sa më e shpejtë e rajonit në Bashkimin Evropian, është rruga e duhur drejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të edicionit të 25-të të tryezës së organizuar nga magazina prestigjioze britanike “The Economist”, në bashkëpunim me qeverinë greke”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë i ZKM’së:

    Njohja e shtetit tonë, bashkëpunimi në rajon dhe përfshirja sa më e shpejtë e rajonit në Bashkimin Evropian, është rruga e duhur drejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të edicionit të 25-të të tryezës së organizuar nga magazina prestigjioze britanike “The Economist”, në bashkëpunim me qeverinë greke.

    Në panelin e diskutimit me temë “Evropa Juglindore: Rritja e Bashkëpunimit dhe Solidariteti”, kryeministri Kurti ka përsëritur kërkesën që Greqia t’u bashkohet vendeve që e kanë njohur Kosovën. Të mos harrojmë që 22 nga 27 shtete anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur Republikën e Kosovës sikurse edhe 26 nga 30 shtetet anëtare të NATO-s, tha kryeministri Kurti.

    Në panel ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, presidentja e Rrjetit për Reformë në Greqi “Diktio” dhe ish-komisionerja evropiane për Punësim dhe Çështje Sociale, Anna Diamantopoulou, dhe deputeti i Parlamentit Helen dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Katrougkalos.

    Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti foli për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë gjatë dy qeverive të udhëhequra nga ai. Në Qeverinë Kurti 1, Kosova ishte vlerësuar si një nga vendet me menaxhimin më të suksesshëm të pandemisë, kurse brenda 100 ditëve të qeverisë aktuale, numri i rasteve aktive ka rënë nga 13 mijë në 170 sosh, teksa rastet e hospitalizuar kanë rënë nga 750 në 25. Brenda 66 ditëve të para të qeverisjes u arrit marrëveshja me kompaninë Pfizer për blerjen e 1.2 milionë vaksinave, kurse brenda 100 ditëve u siguruan në total mbi 2 milionë doza të vaksinave. Kryeministri veçoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina. Ai shtoi se ky menaxhim i mirë, në të dyja rastet, përpos masave të duhura, është meritë e bashkëpunimit dhe reagimit pozitiv të qytetarëve ndaj thirrjeve të institucioneve shtetërore.

    Përpos menaxhimit të mirë me pandeminë, reformat e nisura në drejtësi, luftimi i krimit dhe ruajtja e parasë publike kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione. Ai shtoi se kjo ka ndikuar edhe në indikatorët ekonomikë, të cilët tregojnë se në pesëmujorin e parë të vitit, aktiviteti ekonomik është rritur për 15%, të hyrat buxhetore për 30% dhe eksporti për 66%, kurse rritja ekonomike për këtë vit parashihet të jetë 7.9%.

    Kultura e re që kemi sjellë me qeverisjen e mirë, ku korrupsioni nuk do të tolerohet, tashmë po aplikohet në praktikë. Ne duam të vazhdojmë me procesin e vettingut, që do ta bëjë më aktive prokurorinë tonë dhe më efikase gjyqësinë tonë, tha kryeministri Kurti.

    Kryeministri Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Kosova tashmë ka propozuar një kornizë të re të bashkëpunimit, të quajtur SEFTA (Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Juglindore), e cila do të përfshinte të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, si anëtare të barabarta dhe si e tillë do të bazohej në një marrëdhënie të veçantë me Bashkimin Evropian, sipas modelit EFTA-EEA.

    Artikuj të ngjashëm

    Greqi: 44 parti dorëzojnë aplikimin për zgjedhjet e 25 qershorit

    Zgjedhjet në Greqi, fermeri shkon për të votuar me një kalë dhe një gomar

    Vota blihet lirë në Greqi, pesë persona arrestohen me zarfe me nga 20 euro

    Të Fundit

    Zyrtare: Sevilla rinovon kontratën e trajneri Mendilibar

    Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit

    Mancini publikon listën e lojtarëve të ftuar për Ligën e Kombev

    Dugolli thotë se u kërcënua nga Bekë Berisha: E ndezi cigaren në Komision dhe më tha veç je i sëmurë se ta tregojë vendin

    Ushtarët e KFOR-it ‘shtyhen’ me serbët në tërheqjen e litarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.