Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zyberaj e quan Murselin ‘monstrum’: Është fshehur mes nesh duke u paraqitur si i sjellshëm dhe humanist

    03/12/2023 16:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Jetlir Zyberaj, këshilltari i kryetarit të AKR-së Behgjet Pacolli, ka reaguar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

    Ai e quan ‘monstrum’ Naim Murselin, organizatorin e aktit makabër.

    “Në mënyrë dinake dhe të pabesë, ashtu siç kreu aktin mizor ndaj një nëne, ndaj gruas së tij, ai është fshehur mes nesh, duke u paraqitur i qetë dhe i sjellshëm, madje edhe humanist”, tha Zyberaj.

    Ai theksoi se procesi që nisi sot është një sfidë për të parandaluar njëherë e mirë siç theksoi ai “Naimët e tjerë, të cilët vrasin tinëzisht natën dhe qajnë ditën”.

    Sot, Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim, Naim Murselit, Granit Plavës, dhe Kreshnik Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

    I dyshuari kryesor, Naim Murseli, ka organizuar vrasjen e gruas së tij duke paguar 30 mijë euro për kryerjen e këtij akti makabër.

    Liridona Ademaj, u vra në Bërrnicë të Prishtinës, më 29 nëntor.

    Artikuj të ngjashëm

    Gruaja e Hysen Durmishit doli me postim mbështetës sikur ndaj një ushtari lirie, Zyberaj: Këtu e ke, më së largu në Dubravë

    Zyberaj e mohoi që Naim Murseli ishte këshilltar, por Behgjet Pacolli më 2017 kishte nënshkruar një vendim për emerimin e tij

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.