Kanë përfunduar 45 minutat e para në ndeshjen Zvicër – Kamerun.
Ndeshja e vlefshme për grupin G, Zvicër – Kamerun, ka treguar një pjesë të parë pa gola.
Ndeshja ishte e balancuar edhe në aspektin e posedimit e goditjeve drejt portës, duke justifikuar rezultatin baras.
Të dy trajnerët duhet të kenë shumë për t’iu thënë lojtarëve të tyre, nëse duan që në pjesën e dytë të dalin me fitore nga kjo ndeshje.
Fitorja është e rëndësishme për të dyja kombëtaret, pasi në të njëjtin grup luajnë edhe Serbia e Brazili, dhe gara për 2 pozitat e para do të jetë e nxehtë