Sot është mbajtur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe krerëve të Mbrojtjes së Kosovës, Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral lejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati.
Kurti në takim ka thënë se mbështetja e Qeverisë për FSK-në nuk ka qenë asnjëherë më e madhe.
E për këtë takim reagoi edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj i cili tha se “ky është mashtrimi i radhës” dhe tha se ushtari vazhdon të paguhet 400 euro.
Në lidhje me këtë zv/ministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit tha se një ushtar në Kosovë vazhdon ta ketë rrogën 400 euro.
Dobra ka thënë se ky është dezinformim sepse sipas tij tashmë në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), nuk ka më pagë 400 pas rritjes së koeficientit në 5.6, ajo është ngritur në 616 euro.
“Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin. Në FSK nuk ka më pagë 400 euro”, ka thënë Bobra.
“LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK dhe Ligji i Buxhetit për vitin 2024, Ushatari, Koeficienti: 5.6, Vlera monetare e koeficientit: 110 euro, Paga bazë e ushtarit: 5.6 * 110 = 616 euro, p.s. pagës bazë i shtohet mandej edhe përvoja e punës etj”, ka thënë Dobra.