Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zv.ministri i MPJD takohet me zyrtarin e lartë hungarez, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE

    09/05/2024 20:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Kreshnik Ahmeti, është takuar në Budapest me Sekretarin e Shtetit të Hungarisë, Peter Sztaray.

    Me të ndër tjerash ka biseduar edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku ka kërkuar mbështetjen hungareze.

    “Sot, në Budapest, takova Sekretarin e Shtetit z.Peter Sztaray, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe, koordinimin shumëpalësh dhe zhvillimet e fundit rajonale”.

    “Fokus i diskutimeve ishte presidenca e radhës e Bashkimit Evropian nën udhëheqjen e Hungarisë. Nga pala hungareze u njoftova për prioritetet e presidencës, përderisa me theks të veçantë trajtuam procesin e zgjerimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, fola mbi rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian gjatë presidencës hungareze. Po ashtu, diskutuam edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast kërkova mbështetjen e Hungarisë për anëtarësim në këtë organizatë”, ka thënë Ahmeti.

    Artikuj të ngjashëm

    Ahmeti për Asociacionin: Siç u tha dje Këshilli i Evropës s’është BE, është zotim që duhet adresuar pas anëtarësimit

    Kosova konsultohet me Shqipërinë për anëtarësimin në Këshill të Europës

    Ahmeti shkon në Tajlandë: Kërkon përkrahje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

    Të Fundit

    Analisti Shenoll Muharremi parashikon tronditje politike në zgjedhjet e mundshme të pranverës 2026

    Alarmi për bombë, Çollaku: Çdo gjë që mund ta vë në dyshim stabilitetin e Kosovës vjen nga Serbia

    Putin ndërpret takimin për t’iu përgjigjur telefonatës së Trumpit: Nuk mund ta lë të presë

    Pas përmbytjeve, paralajmërohen reshje të reja në Teksas

    Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.