Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zv/ministri i Mbrojtjes: Duhet të përgatitemi me pajisje për t’iu përgjigjur ndonjë sulmi eventual nga Serbia

    10/05/2022 19:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendësministri i mbrojtjes Shemsi Syla ka thënë se Kosova nuk do të rrijë duarkryq në rast të një sulmi të mundshëm nga Serbia.

    Syla theksoi se vendi do të përgatitet me paisje dhe mjete adekuate që i duhen ushtrisë në këso raste. Sipas tij,  zhvillimet më të reja që kanë ndodhur në invazionin rus mbi Ukrainën kanë sjellë edhe ndryshime të dukshme në sigurinë rajonale, prandaj ai tha se as Kosova nuk duhet të rrijë duarkryq.

    “Por mendojmë që duhet të përgatitemi eventualisht për situata me të cilat ne kemi sinjale të asaj se fqinji jonë është aleat i Rusisë dhe gjithnjë është në mbështetje të aleancës më Rusinë, në rastin edhe të sulmit ndaj Ukrainës. Kështu që, pretendimet serbe për ne gjithnjë kanë qenë një kërcënim, që ne nuk kemi ndenjur duarthatë dhe nuk rrimë. Kështu që, ne duhet të mendojmë të përgatitemi me paisje çfarë i nevojiten ushtrisë tonë, dhe që janë mjete adekuate për t’iu përgjigjur eventualisht ndonjë sulmi apo ndonjë përpjekjeje”, tha ai në “Ditari”.

    Sa i përket furnizimit me dronët Bayraktar, Syla tha se do të bëhen analiza për të ardhur në përfundim se cila pjesë e armatimit është më e nevojshme.

    “Meqë sot, lufta siç po zhvillohet është një terren interesant dhe ku nevojiten armë të tilla të cilat janë shumë adekuate në përgjigjet e armikut. Ne do të bëjmë analiza të njëpasnjëshme me specialistëve tanë dhe ata do të vlerësojnë saktë se cila pjesë e armatimit është më e nevojshme dhe e domosdoshme të jetë në dispozicion të ushtrisë tonë”, shtoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Jashari dhe Pfeifer flasin për mundësinë e bashkëpunimit mes ushtrive të Kosovës dhe Gjermanisë

    Pritet të rritet bashkëpunimi mes ushtrive të Kosovës dhe Gjermanisë

    Moti i ligë godet Serbinë

    Të Fundit

    Maliqi kritikon qasjen e kryeministave Albin Kurti dhe Edi Rama ndaj mediave: Ego e brishtë dhe mungesë kulture demokratike

    Edhe një rast i therjes me thikë në Prishtinë, Emergjenca: Lëndimet janë serioze, por jashtë rrezikut për jetë

    Putin e falënderon Vuçiqin që shkoi në Rusi: U përpoqën që ta bindnin të mos merrte pjesë

    Krijohet Gjykata Speciale për hetimin e krimit të agresionit rus në Ukrainë

    Theret një person në qendër të Prishtinës, Policia arreston të dyshuarin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.