Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    ZRrE thotë se do të ankohen për vendimin e Gjykatës Komerciale, ku një kompani ia fitoi betejën e parë ligjore

    24/06/2025 18:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë pasi vendimi u saj u pezullua nga Gjykata Komerciale e Kosovës për një rast të vendosjes në mënyrë të detyrueshme në të ashtuquajturin treg të lirë për një kompani, tha se do të ankohet në instancat më të larta ligjore.

    ‘‘Deri më tani, vetëm në një rast të veçantë për përgjigje Individuale që ka të bëj me kriteret për furnizim me energji elektrike në kuadër të shërbimit universal, ku ZRRE me datën 03.06.2025 i ka kthyer përgjigje dhe ndaj përgjegjës/njoftimit së ZRRE është parashtruar Padi me kërkesën për pezullim të këtij Njoftimi. Gjykata Komerciale, përmes aktvendimit KA .nr. 283/25 ka aprovuar si të bazuar propozimin e paditësit, por kjo nuk nënkupton pezullimin e procesit të hapjes së tregut.

    Për më tepër, ZRrE do ta shfrytëzojë të drejtën e ankesës në instancat më të larta gjyqësore, gjithmonë në funksion të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe vazhdimit të zbatimit të reformave strukturore në sektorin e energjisë, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Ligji nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike’’, thuhet në reagim.

    Çka vendosi Gjykata Komerciale
    Një betejë jo konkluduese por domethënëse kanë arritur të fitojë prodhuesit vendor ndaj vendimin të ZRrE-së (lexo: Qeverisë së Kosovës) për të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë elektrke për mbi 1 mijë e 300 prodhues vendor: të cilët përmes një “Njoftimi” nisën ekzekutimin e të ashtuquajturit “treg të lirë” të energjisë, që rezultoi thjesht monopol me një ofertues dhe në çmime deri në tre-katër fish më të larta të energjisë elektrike. Bizneset e sfiduan ligjërisht vendimin e ZRrE-së dhe Gjykata Komerciale mori vendim preliminar për “pezullim” të vendimit të ZRrE-së. Gjykata Komerciale e Kosovë vendosi “pezullim” deri në një vendim përfundimtar këtë çështje.

    I. APROVOHET si i bazuar propozimi i paditësit… L.L.C për caktimin e masës së sigurisë për shtyrjen e ekzekutimit të Njoftimit.
    II. PEZULLOHET ekzekutimi i Njoftimit të datës 03.06.2025 për moslejimin e paditësit/propozuesit të shfrytëzojë furnizimin nga shërbimi universal, i nxjerrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit.
    Oda Ekonomike e Kosovës bazuar në këtë vendim të Komerciales kërkoi nga ZRRE të pezullojë vendim/njoftimin për të ashtuquajturin treg të lirë.

    “Oda Ekonomike e Kosovës njofton se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

    Ndërkohë edhe Partia Demokratike e Kosovës e ka paditur ZRrE-në në Gjykatën Themelore në Prishtinë, madje duke kërkuar edhe masë të përkohëshme.

    Sipas PDK-së, ZRrE-ja i ka detyruar bizneset të dalin në treg të lirë veç me njoftim, pa pasur vendim mbi këtë çështje. Madje në padinë që Gazeta Nacionale e ka parë, citohet se si gjatë konfliktit administrative, vet ZRrE-ja, e pranon se s’ka vendim për ktë çështje.

    Megjithatë, Gjykatat kompetente ende nuk kanë vendosur mbi meritën e këtyre rasteve.

    Artikuj të ngjashëm

    DhTIK i reagon ZRRE-së: Ka pretendime në kundërshtim me shtetin ligjor

    ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

    ZRRE-ja mban mbledhje të jashtëzakonshme, merr dy vendime për tregun energjetik në vend

    Të Fundit

    Izraeli dhe Irani zbatojnë armëpushimin pas kritikave të ashpra të Trumpit

    Mustafa thotë se Blloku B1 i KEK ka rënë nga funksioni para pak minutash: Kosova B komplet jashtë sistemit

    Një tërmet 3.5 ballë Rihter godet Shqipërinë

    Irani falenderon Serbinë për qëndrimin ndaj luftës me Izraelin

    Netanyahu: Izraeli arriti një fitore historike

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.