Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ZRrE: Marrëveshja me “Elektro Severin” ka ngecur tek kontrata me KEDS-in

    02/05/2023 14:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu bëri të ditur se kanë përfunduar të gjitha obligimet sa i përket marrëveshjes me “Elektro Severim” në veri të vendit.

    Mirëpo ai shtoi se procesi ka ngecur te pika që ka të bëjë me nënshkrimin e kontratës komerciale me KEDS-in.

    Deri sa ka qenë duke raportuar në Komisionin për Ekonomi, Fejzullahu ka folur edhe për importin e energjisë elektrike, ku tha se për vitin 2022 çmimi mesatar i importit të rrymës ka qenë mbi 268 euro më i lartë se në vitin 2021.

    Por anëtari i Komisionit, Driton Hyseni ka kërkuar sqarim nga drejtues të ZRrE-së për rastet e ndërprerjeve të energjisë elektrike, ku me ç’rast tha nuk ka pasur masa ndëshkimore ndaj KEDS-KESCO.

    “Periudha nëntor, vjetor në vend kemi mbi 23 mijë raste të ndërprerjes të energjisë elektrike, një pjesë janë të planifikuar e një tjetër jo. Si ZRrE pas evidentimit të këtyre rasteve ju nuk keni ndërmarrë ndonjë veprim ndëshkimor ndaj operatorit. Sa operator pas monitorimit tuaj kanë arrit ta përmirësojnë gjendjen në terren, nëse vazhdohet me këtë ritëm dhe a konsideroni ta merrni ndonjë rast për ndëshkim”, ka thënë Hyseni.

    Lidhur me këtë Fejzullahu tha se shumica e ndërprerjeve të energjisë elektrike tash e tutje ndodhen për shkak të rregullimeve që bëhen në rrjet nga investimet.

    Ndërsa, sa i përket reduktimeve që kanë ndodhur në mënyrë indirekte, ai tha se ka pasur penalizmi ndaj KEDS-it dhe KESCO-s.

    Gjatë këtij raportimi në Komision, Fejzullahu ka folur edhe për rritjen e çmimit të rrymës mbi 15 për qind nga 1 prilli për të gjitha kategoritë e konsumatorëve në vend.

    Artikuj të ngjashëm

    DhTIK i reagon ZRRE-së: Ka pretendime në kundërshtim me shtetin ligjor

    ZRrE thotë se do të ankohen për vendimin e Gjykatës Komerciale, ku një kompani ia fitoi betejën e parë ligjore

    ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.