Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ZRrE i reagon Avokatit të Popullit lidhur me opinionin për tarifat e shtrenjta

    26/05/2022 16:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyra e Rregullatorit për Energji i ka reaguar Institucionit të Avokatit të Popullit, lidhur me një opinion që ka lëshuar ky institucion për vlerësimin e strukturës së re tarfore kundrejt të drejtave të njeriut.

    Sipas ZRRE’së, IAP’I as që e ka analizuar raportin konsultativ për strukturën tarifore.

    “Fillimisht duhet pasur parasysh se në kuadër të kompetencave të dhëna në legjislacionin primar dhe sekondar, ZRRE ka mandat për aprovimin e metodologjive tarifore dhe aprovimin të tarifave të energjisë. Në këtë kuptim në vitin 2021 ZRRE ka iniciuar procesin e rishikimit të tarifave të energjisë elektrike në harmoni me legjislacioni primar dhe sekondar duke i dhënë mundësinë e komentimit të gjitha palëve të interesit lidhur me propozimin fillestar të ZRRE-së. ZRRE pas shqyrtimit të komenteve të palëve të interesit ka paraqitur vlerësimin përfundimtar lidhur me Strukturën Tarifore. Vlen të theksohet se Institucioni i Avokatit të Popullit nuk ka ofruar ndonjë koment gjatë këtij procesi si mundësi e dhënë për të kontribuar në cilësinë e këtij procesi.

    Ndër të tjera, në opinionin e Institucionit të Avokatit të Popullit pretendohet që rivendosja e bllok-tarifës në sistemin elektroenergjetik të Republikës së Kosovës ka qenë e kuptueshme dhe e mirëpritur nëse do të vendosej për të kursyer energjinë elektrike, por kjo nuk paraqitej në arsyetimin e ZRRE-së. Institucioni i Avokatit të Popullit në opinionin e tij, shihet që fare nuk ka analizuar raportin konsultativ për strukturën tarifore, dhe fton Institucionin e Avokatit të Popullit t’i referohet Raportit Konsultativ për Strukturën Tarifore të ZRRE-së, në faqe 19 dhe 20 të raportit”, thuhet në reagim./Express

    Reagimi i plotë:

    REAGIM PUBLIK NDAJ INSTITUCIONIT TË AVOKATIT TË POPULLIT

    Më datë 23 maj 2022 Institucioni i Avokatit të Popullit ka lëshuar një opinion lidhur me vlerësimin e strukturës së re tarifore kundrejt të drejtave të njeriut.

    Fillimisht duhet pasur parasysh se në kuadër të kompetencave të dhëna në legjislacionin primar dhe sekondar, ZRRE ka mandat për aprovimin e metodologjive tarifore dhe aprovimin të tarifave të energjisë. Në këtë kuptim në vitin 2021 ZRRE ka iniciuar procesin e rishikimit të tarifave të energjisë elektrike në harmoni me legjislacioni primar dhe sekondar duke i dhënë mundësinë e komentimit të gjitha palëve të interesit lidhur me propozimin fillestar të ZRRE-së. ZRRE pas shqyrtimit të komenteve të palëve të interesit ka paraqitur vlerësimin përfundimtar lidhur me Strukturën Tarifore. Vlen të theksohet se Institucioni i Avokatit të Popullit nuk ka ofruar ndonjë koment gjatë këtij procesi si mundësi e dhënë për të kontribuar në cilësinë e këtij procesi.

    Ndër të tjera, në opinionin e Institucionit të Avokatit të Popullit pretendohet që rivendosja e bllok-tarifës në sistemin elektroenergjetik të Republikës së Kosovës ka qenë e kuptueshme dhe e mirëpritur nëse do të vendosej për të kursyer energjinë elektrike, por kjo nuk paraqitej në arsyetimin e ZRRE-së. Institucioni i Avokatit të Popullit në opinionin e tij, shihet që fare nuk ka analizuar raportin konsultativ për strukturën tarifore, dhe fton Institucionin e Avokatit të Popullit t’i referohet Raportit Konsultativ për Strukturën Tarifore të ZRRE-së, në faqe 19 dhe 20 të raportit, e ku theksohet:

    “Një sistem tarifor me 2 blloqe (i aprovuar nga ZRRE) konsiderohet më i thjeshtë për t’u kuptuar nga konsumatorët, duke përmbushur gjithashtu kriteret e mbulimit të kostos, stimulimin e efiçencës së energjisë dhe ofrimin e sinjaleve të qarta të çmimeve për konsumatorët”.

    Poashtu, është e pa pranueshme se si Institucioni i Avokatit të Popullit vendosë jashtë kontekstit qëndrimin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (SKE). ZRRE rithekson se SKE ka përkrahur parimin e aplikimit të blloqeve duke dhënë komente përmbajtësore përkrahëse lidhur me strukturën tarifore, madje SKE ka rekomanduar rritjen e bllokut nga propozimi fillestar. Për më tepër në shkresën e SKE ndër të tjera theksohet: “Për ta përmbledhur këtë, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë mbështet bazën mbi të cilën ZRRE ka propozuar rritjen e tarifave”.

     Duke qenë se kohëve të fundit, ka një referencim të këtij raporti nga palë të ndryshme, ZRRE përkundër sqarimeve të dhëna më sipër, ditëve në vijim do të hartojë një raport më të detajuar lidhur me vlerësimin e opinionit të Avokatit të Popullit për vlerësimin e strukturës së re tarifore ashtu që publiku të jetë i informuar në mënyrë të drejtë.

    Artikuj të ngjashëm

    DhTIK i reagon ZRRE-së: Ka pretendime në kundërshtim me shtetin ligjor

    ZRrE thotë se do të ankohen për vendimin e Gjykatës Komerciale, ku një kompani ia fitoi betejën e parë ligjore

    ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

    Të Fundit

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

    Pamje dramatike, kamioni përfshihet nga flakët në rrugë – VIDEO

    Merret vendim: Ky është dënimi për prindin e futbollistit nga Kosova që e godit gjyqtarin e futbollit në Zvicër

    BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.