Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala i cili garon me numrin 16 në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka premtuar angazhimin e tij në arsim, raporton GazetaDemos.
Shala tha se angazhimi i tij ka të bëjë me lidhjen e arsimit me tregun e punës dhe trajtimin dinjitoz për mësimdhënësit.
“Si deputet, por edhe si profesor, do të angazhohem që arsimi të lidhet me tregun e punës dhe që mësimdhënësit të kenë trajtim dinjitoz”, tha ai.