Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Zoti ka dashtë për pak mos me e rrokë nënën kur është çu me u fal”, flet Liridon Osmani pas atenatati me kallashnikov në shtëpinë e tij

    24/06/2025 10:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rreth tri net më parë, në orën 22:55 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në komunën e Vushtrrisë u dëgjuan disa të shtëna me armë zjarri, të cilat tronditën zonën përreth dhe jo vetëm. Një person teksa po lëvizte me një motoçikletë me katër rrota, shtiu në drejtim të shtëpisë së qytetarit, Liridon Osmani, raporton GazetaDemos.

    Pamjet e publikuara në rrjete sociale ishin goxha shqetësuese, nga ku u vërejtë se i dyshuari gjuajti me kallashnikov. Osmani beson se ky sulm vjen nga pjesëtarët e familjes Gërbeshi, me të cilët ka mosmarrëveshje tash e disa kohë, shkaku i konfliktit për disa prona për të cilat familja Gërbeshi, sipas Osmanit, ka pretenduar se u përkisnin atyre, edhe pse ai i kishte blerë.

    Së fundmi, në një intervistë, Osmani ka folur për sulmin e fundit ndaj tij në shtëpi, pas atij që i kishte ndodhur më 22 prill, ku ishte sulmuar fizikisht teksa po e dërgonte vajzën në parashkollor, nga ku përsoi lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjeve nga mjete të forta.

    Ai tregoi për fatin në fatkeqësinë gjatë momentit të sulmit në shtëpi, duke treguar për sa pak i shpëtoi nëna e tij plumbit, në momenti kur ishte zgjuar të kryente rite fetare.

    Teksa rrëfehej, Osmani tregoi edhe dëmet e shkaktuara që lanë plumbat ku pothujse s’kishin lënë vend pa depërtuar.

    Ndër tjera ai shtoi se e dinte që diçka do të ndodhte pasi i kishte vërjetur përcjelljet e vazhdueshme që i bëheshit jo vetëm atij por edhe familjes, për çka thotë se e kishte lajmëruar Policinë.

    “E kam ditë që diçka po planifikojnë, sepse kah jam dalë ka pas përcjellje vazhdimisht, nga njerëzit që paguhen prej tyre, e kam ditë që ka me pas sulm, se edhe Policinë e kam paralajmëru që diçka është e përgatitur. Gruan time e kanë përcjell duke e çuar vajzën në kopsht. Policia menjëherë ka marr masa, i ka arrestuar dy persona. Njëri nëse s’gaboj është dërguar në mbajtje dhe njëri i moshës së mitur [është liruar] në procedurë të rregullt”, tha ai për lajmi.net.

    “Unë atë natë nuk kam qenë në shtëpi. Baba më ka lajmëruar në telefon. Sa kam mujtë shpejt e më shpejt kam ardhë te shtëpia, se e kam ditë që prej tyre është ardhë sulmi. Kur erdha baba e nana ishin tramatizuar, edhe kojshia përreth”, shtoi Osmani.

    Artikuj të ngjashëm

    Pas armëpushimit, Izraeli rihap hapësirën ajrore

    Rreth 25 të vrarë në Gazë, pasi ushtria izraelite hapi zjarr ndaj njerëzve që po prisnin për ndihma

    Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet se do të “përgjigjet me forcë”

    Të Fundit

    Pas armëpushimit, Izraeli rihap hapësirën ajrore

    “Zoti ka dashtë për pak mos me e rrokë nënën kur është çu me u fal”, flet Liridon Osmani pas atenatati me kallashnikov në shtëpinë e tij

    Rreth 25 të vrarë në Gazë, pasi ushtria izraelite hapi zjarr ndaj njerëzve që po prisnin për ndihma

    Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet se do të “përgjigjet me forcë”

    Përmbyllet afati – vetëm dy kolaicione për zgjedhje lokale, 5 parti njoftuan mospjesëmarrjen në zgjedhje

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.