Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, u përfshi pak ditë më parë në një incident gjatë një dasme të mbajtur në Shkabaj të Prishtinës.
Edhe pse detajet rreth asaj që ndodhi mbeten të paqarta, ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe mediat rozë.
Pas publikimit të lajmeve, ish-partnerja e tij ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjete sociale, duke lënë të kuptohet se mesazhi i saj ishte një ‘thumb’ i drejtpërdrejtë ndaj këngëtarit.
“Nuk ka nevojë për hakmarrje sepse Zoti është më i madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar vetë jetën e tyre”, thuhet në postimin që ndau.
Reagimi i saj ka hapur diskutime në rrjete sociale, ku shumë kanë lidhur fjalët me incidentin ku u përfshi Kasapi.
Këngëtari nga Maqedonia deklaroi se ka qenë një keqkuptim dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Me Selvijen janë ndarë që disa muaj dhe kanë bashkë një djalë.