Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zogiani: Pa presion të BE-së dhe SHBA-ve, Vuçiç nuk i zbaton marrëveshjet me Kosovën

    05/04/2023 18:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kështu u shpreh në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Avni Zogiani, këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

    Sipas Zogianit, Kosova dhe Serbia janë dakordësuar për një sërë çështjesh, por sipas tij nuk ka pasur vullnet nga ana e serbëve për t’i zbatuar.

    Pa presionin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është e vështirë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të zbatojë marrëveshjet me Kosovën.

    “Kemi pasur dakordësime të tjera edhe më herët, për shembull për marrëveshjen për energjinë, nuk ka pasur vullnet për ta zbatuar nga ana e serbëve, përkatësisht nga strukturat e Vuçiç në pjesën veriore. Unë jam goxha skeptik se do të kemi ndonjë zbatim praktik të këtyre marrëveshjeve nga ana e serbëve. Të shohim, ne po bëjmë përpjekje për të lëvizur gjërat nga aty ku janë. Kam frikë se nuk do të jetë e lehtë me Vuçiçin dhe Listën Serbe. Vuçiç e ka kuptuar që po shkon drejt një rruge ku nuk mund t’i ikë sjelljes normale të saj ndaj Kosovës si shtet. Në vazhdimësi kemi pasur të tilla shmangie, të tilla sabotime në terren nga ana e serbëve.

    Kosova ka pasur një interes të jashtëzakonshëm që të zbatojë marrëveshjet me energjinë, për shkak se i kushtonte tepër shumë mungesa e një marrëveshjeje atje, duke qenë se jepte energji për komunitetin serb pa e paguar fare dhe kjo ndodh prej 20 vitesh. Edhe marrëveshjet e tjera janë në interes të Kosovës. Serbia ka bërë sabotime gjatë rrugës për marrëveshjet që do të rregullonin disa çështje, si energjia, targat, pranimi i dokumenteve të Kosovës. Unë jam shumë skeptik që pa ndonjë presion më thelbësor nga ana e diplomacisë ndërkombëtare, përkatësisht BE-së dhe SHBA-ve, Vuçiç do të bëjë një zbatim thjesht nga vullneti i mirë i tij”, theksoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    “Banale e tendencioze” – Zogiani përplaset me gazetarin në konferencë

    Zogiani i VV-së: Pagat s’janë fontanë dëshirash

    Zogiani ironizon me partinë e Fatmir Limajt: Qaty te pragu gjithë tu dashtë me u nisë

    Të Fundit

    Izmaku: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen

    Deklarohen nga Policia, dalin detaje rreth vdekjes së 27-vjeçarit pak kohë pasi u arrestua

    Ekskluzive: Pamje të rënda: Momenti kur arrestohet i riu në Lipjan, i cili pak kohë më pas vdiq

    Dështon edhe për të 43-tën herë konstisuimi i Kuvendit

    Fillon përpjekja e 43-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.