Ngrohtorja e qytetit “Termokos” po vazhdon me intensitet punimet në zgjerimin e rrjetit.
Punimet e sotme kanë zënë vend në pjesën qendrore të qytetit, aty ku Muzeu Kombëtar dhe Xhamitë e asaj zone po kyçen në rrjetin e ngrohtores.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, thotë se është i lumtur me dinamikën e punimeve.
“Termokos filloi punimet për kyçjen e disa objekteve me rëndësi të veçantë për kryeqytetin, siç janë Muzeu Kombëtar dhe Xhamitë në këtë pjesë të qytetit! Jemi shumë të lumtur me dinamikën e punëve nga ekipi i ngrohtores” shkroi Zogaj në Facebook.
Përveç Muzeut e Xhamive, në Termokos po kyçet edhe Enti i statistikave.
“Do të vazhdojmë tutje edhe ne objekte të tjera publike me rëndësi të veçantë, brenda kapacitetit aktual termik të cilin e kemi!” ka shkruar në Facebook kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani.