Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se parkingu nëntokësor në Prishtinë do të hapet në fund të muajit nëntor, shkruan GazetaDemos.
“Parkingu nëntokësor përballë Katedrales do të hapet në fund të nëntorit!”, ka shkruar Zogaj në Twitter.
Gjitashtu ai ka premtuar se do të kthehet gjelbërimi dhe do të ketë shtigje të ecjes.
“Po do të kthehet gjelbërimi! Do të jetë një park urban shumë i bukur, me shtigje të ecjes dhe mobilieri urbane!”, ka shkruar ndër të tjera Zogaj.