Komuna e Junikut ka shënuar një tjetër sukses në qeverisjen komunale.
“Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin zyrtar për vitin 2023, duke vlerësuar komunën tonë me një “opinion të pamodifikuar” për menaxhimin e pasqyrave financiare, sipas standardeve ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Junikut:
Juniku shënon një tjetër sukses në qeverisjen komunale!
Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin zyrtar për vitin 2023, duke vlerësuar komunën tonë me një “opinion të pamodifikuar” për menaxhimin e pasqyrave financiare, sipas standardeve ndërkombëtare.
Ky vlerësim i lartë është një dëshmi e përkushtimit dhe përgjegjshmërisë së përbashkët që ka karakterizuar administratën tonë. Raporti thekson menaxhimin e shkëlqyer të financave publike dhe përputhshmërinë e plotë me normat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të të gjithë ekipit dhe përkushtimit të qytetarëve të Junikut për një qeverisje të mirë dhe transparente. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ruajtur dhe përmirësuar standardet tona të larta të menaxhimit financiar dhe shërbimeve publike.
Juniku, një shembull i shkëlqyer i qeverisjes komunale.
Faleminderit për Përkrahjen Tuaj!