Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zjarri tragjik në Koçan – Një nga të lënduarit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

    19/06/2025 14:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjendja shëndetësore e të lënduarve nga zjarri tragjik në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqdonisë së Veriut vazhdon të jetë e pandryshuar, ndërsa një prej pacientëve vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

    Lajmin e bëri të ditur drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, në një konferencë për shtyp.

    “Gjendja e të lënduarve në diskotekën “Pulse” në Koçan është e pandryshuar. Pesë nga të lënduarit janë jashtë vendit, ndërsa pesë janë në Shkup. Një pacient është ende në gjendje të rëndë”, deklaroi Klekovski.

    Ai shtoi se për pacientin në gjendje kritike është marrë në konsideratë edhe mundësia e ndërhyrjes për transplant të lëkurës.

    “Mendoj se këto ditë është bërë vlerësim për transplant lëkure më të rëndësishëm për atë pacient. Përndryshe, problemi atje është infektiv dhe po trajtohet në mënyrën më të mirë të mundshme me antibiotikët më të mirë të mundshëm për momentin”, theksoi ai.

    Zjarri i rëndë që përfshiu diskotekën “Pulse” në orët e para të mëngjesit të 16 marsit, shkaktoi 62 viktima, ndërsa rreth 200 persona u lënduan dhe u dërguan për trajtim në spitale brenda dhe jashtë vendit.

    Të Fundit

    Jashari: FSK e aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse

    Zjarri tragjik në Koçan – Një nga të lënduarit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

    Arrestohet 25-vjeçari kosovar, tentoi të hyjë në Shqipëri me dokumente false

    34 seanca- 34 dështime, Kosova vazhdon të mos konstituim të Kuvendit

    Të paktën 240 të plagosur nga sulmet me raketa iraniane në Izrael

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.