Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zjarri në rrethinat e Tropojës, Malaj: KFOR-i amerikan në Kosovë, nga ajri shpëtoi jetë njerëzish, prona e pyje

    25/07/2024 20:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka bërë të ditur se aktivizimi i mjeteve ajrore amerikane në kuadër të KFOR-it në Kosovë për shuarjen e zjarreve në rrethinat e Tropojës, kanë shpëtuar nga djegia shumë prona, shtëpi, pyje e jetë njerëzish.

    Malaj e falënderoi komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, për angazhimin e shpejtë të ekipeve ajrore, e i cili sipas tij, e aprovoi menjëherë kërkesën e palës shqiptare për ndihmë.

    “Për punën e bërë dhe angazhimin e shpejtë të ekipeve ajrore të KFOR-it, dua të falënderoj komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, i cili aprovoi menjëherë kërkesën e palës shqiptare për ndihmë, si dhe interesimin e tij të vazhdueshëm për mbarëvajtjen e operacionit, Drejtorinë e KPK-së, struktura e komandës-kontrollit amerikan që vuri në dispozicion mjetet ajrore, pilotët që morën pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve, si dhe Përfaqësuesin tonë kombëtar në Komandën e KFOR-it, Kolonel Emeror Hajdarasi të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i cili kreu të gjithë koordinimin për zbatimin me sukses të operacionit për shuarjen e zjarreve në zonën e Tropojës”, shkroi Malaj.

    Më tej, ai tha se përkushtimi i të gjithë akterëve sot dhe roli i rëndësishëm në koordinimin e kësaj përpjekjeje ishin thelbësore në suksesin e këtij misioni.

    Aktivizimi i mjeteve ajrore amerikane të @NATO_KFOR në Kosovë për shuarjen e zjarreve në rrethinat e Tropojës, shpëtoi nga djegia shumë prona, shtëpi, pyje, madje edhe jetë njerëzish. Për punën e bërë dhe angazhimin e shpejtë të ekipeve ajrore të @NATO_KFOR, dua të falënderoj… pic.twitter.com/fHliIxiELR

    — Ambassador Petrit Malaj (@petritmalaj) July 25, 2024

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.