Një lokal u përfshi nga zjarri ditën e sotme në Suharekë, raporton GazetaDemos.
Si pasojë e këtij zjarri një përson ka pesuar lendime trupore i cili ka marr tretman mjeksor në QMF Suharekë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, për GazetaDemos.
“Me datë 07/01/2025 rreth orës 16:19, permes 112 policia në Suharekë,ka marr informatë për një iIncident zjarri, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë,në kafenenë “Simple”. në Suharekë.Reagimi policor ishte i menjehershem,po ashtu janë njoftuar zjarrfikësit te cilët kanë dal në vendin e ngjarjës menjhere dhe kanë arritur qe ta lokalizojn (shuajn) zjarrin. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njesitet relevante policore,të cilat i kan nderrmarr të gjitha veprimet ligjore ne lidhje me ketë rast. Po ashtu është njoftuar Inspektori i punës dhe Eksperti i zjarreve, te cilët kanë dal ne vendin e ngjarjes. Në përpjekje për të shuar zjarrin një përson ka pesua lendime trupore i cili ka marr tretman mjeksor në QMF Suharekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorini shtetit në konsultim me të njejtin inicohet rast Incident zjarri.Njesiti i hetimeve i stacionit policor në Suharekë,është duke i zhvillue hetimet”, tha Gashi për Demos.