Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shkuar në lagjen Emshir, atje ku orë më parë shpërtheu një vatër zjarri e cila u përhap, e që u lokalizua vetëm pak minuta më parë, raporton GazetaDemos.
Rama u pa duke e vëzhguar situatën përreth.
Ekipet e zjarrfikësve, policore e ato mjekësore ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa banorët e zonës u panë rrugëve të lagjes.
Përveç dëmeve materiale nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.
Pamje nga vendi i ngjarjes: VIDEO