Numri i viktimave nga tragjedia e zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut, që ndodhi më 16 mars 2025, ka shkuar në 60.
Sipas mediave në Maqedoni të Veriut, ka vdekur një punonjës i këtij klubi, Aleksandar Karadakovski.
I ndjeri ishte menaxher i kompanisë “MMM Cafe DOOEL” vetëm në letër, por realisht punonte si kamerier në diskotekën “Puls”.
Karadakovski vdiq në Lituani teksa po trajtohej.
Në këtë tragjedi, përveç viktimave rreth 196 të tjerë u lënduar.
Viktimat ishin të moshës nga 14 deri në 25 vjeç dhe vinin nga qytetet e Shkupit, Shtipit, Koçanit dhe Probishtipit.
Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti të grupit muzikor DNK, kur përdorimi i mjeteve piroteknike shkaktoi zjarrin që përfshiu shpejt të gjithë objektin.