Në Vitomiricë të Pejës gjatë ditës së djeshme në polici është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një dhomë e e banuar e një shtëpie, ku si si pasojë lëndime e trupore ka pësuar viktima femër, banuese e shtëpisë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.
Njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve raportohet se kishte dalë në vendin e ngjarjes.
Rasti vazhdon të hetohet./Demos/