Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pasditen e së shtunës në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, ku për pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 26 korrik, rreth orës 17:15, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe më pas edhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin me ndihmën e qytetarëve.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Prekaz i Epërm, Skenderaj / 26.07.2025 – 17:15. Raportohet se si pasojë e një zjarri që është shkaktuar për shkaqe të panjohura janë djegur disa pajisje bujqësore, disa pemë, material ndërtimor, rrethoja e oborrit etj. pronë e dy ankuesve m/k. Rasti në hetime.