GazetaDemos mbrëmë ka raportuar deri pak pas mesnatës kur zjarrfikësit arritën ta lokalizojnë zjarrin e përhapurt nga vatra në një ndërtesë në lagjen Emshir të Prishtinës. Përveç dëmeve materiale, nuk pati persona të lënduar, teksa përveç zjarrfikësve në vendngjarje kishte edhe ekipe policore e mjekësore për intervenim të nevojshëm.
Për këtë incident sot është deklaruar Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë.
Nga njoftimi i tyre bëhet e ditur se ekipet e zjarrfikësve punuan në shuarjen e zjarrit deri në orët e vona.
“Deri në orët e vona, ekipet tona emergjente ishin të angazhuara në lokalizimin dhe shuarjen e
zjarrit që përfshiu një ndërtesë në lagjën “Kalabria”.
Jemi thellësisht mirënjohës për përkushtimin, guximin dhe profesionalizmin e
Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve, ekipeve të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca si dhe Policisë së Kryeqytetit, të cilët, 24/7, janë në gatishmëri për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Kryeqytetit”, thuhet në njoftim.