Zjarret në Prevallë pavarësisht se para disa ditësh u shuan janë aktivizuar sërish.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Kemi informata që zjarri në Prevallë është aktivizuar prapë”, ka thënë Bytyqi.
Tutje ai ka thënë se shtabi emergjent janë duke u marrë me zjarrin, ndërsa policia ka shkuar për ndihmë.