Një trafo është përfshirë nga zjarri para pak orësh afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
KEDS-i ka konfirmuar rastin, ndërsa kanë thënë se si pasojë e këtij zjarri, një numër i konsumatorëve kanë mbetur pa energji elektrike.
“Ju informojmë se para rreth një ore ka shpërthyer një zjarr në Nënstacionin Prishtina 3, me ç’rast një numër i caktuar i konsumatorëve nuk kanë rrymë. Aktualisht po punohet në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihet akoma se çka e shkaktoi atë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Po ashtu thuhet se ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe po punojnë në mënyrë intensive për kthimin në normalitet të gjendjes.