Një zjarr ka përfshirë çatinë e një blloku banesorë të “Banesave të Arabëve” në lagjen “Emshir”.
Zjarrfikësit janë parë në vendin e ngjarjes, teksa edhe Policia ka dhënë detaje.
Në njoftimin e tyre thuhet se deri më tani nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftim.