Sot rreth orës 17:30, është raportuar për një zjarr në një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia për të ndërhyrë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për GazetaDemos se zjarri është lokalizuar, ndërsa nga incidenti raportohet për një person të lënduar.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit, ndërsa detaje të tjera priten të bëhen të ditura më vonë.