Liverpool do të përballet me PSG- në në Ligën e Kampionëve sot, në ndeshjen e dytë atë kthyese.
Ndeshjen e parë e kishte fituar Liverpooli me rezultat 1-0, por PSG kishte qenë dukshëm më lartë në lojë, duke rrezikuar shumë herë.
Arne Slot në këtë ndeshje do të luajë me emra si Mo Salah, Luis Diaz, Diogo Jota në sulm.
Në anën tjetër, Luis Enrique i ka besuar treshes, Kvicha Kvaratskhelia, Barcola dhe Osumane Dembele.
Duke parë ndeshjen e parë të zhvilluar në “Parkun e Princave” edhe kjo pritet të jetë e zjarrtë.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister, Szoboszlai; Salah, Diaz, Jota.
PSG: Donnarumma; Achraf, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Vitinha, Fabian, Joao Neves; Kvaratskhelia, Barcola, Dembele