Situata kaotike në godinën e qendrës tregtare në Lushnjë vijon ende, ndërsa tymi ka përfshirë nga të gjitha anët ndërtesën.
Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla.
Ai përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se situata është e rrezikshme.
Reagimi i plotë:
Një zjarr i madh në Qendrën Tregtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë.