Një zjarr i madh është parë në Sllatinë të Fushë Kosovës.
Shihet se zjarri është afër Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Shpend Maliqi nga Policia e Aeroportit “Adem Jashari” për Klankosova.tv konfirmoi se zjarri nuk paraqet ndonjë problem për fluturimet.
“Zjarri nuk është duke paraqitur ndonjë problem. Fluturimet po vazhdojnë në mënyrë krejt normale”, tha Maliqi