Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ziv: Janë marrë masa për mbështetjen e qytetarëve kosovarë që ndodhen në Izrael

    20/06/2025 07:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përshkallëzimi i tensioneve mes Izraelit dhe Iranit ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë globale dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

    Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, shpalosi qëndrimin zyrtar të shtetit të saj në lidhje me situatën aktuale dhe operacionin ushtarak të nisur më 13 qershor.

    Ziv deklaroi se operacioni ushtarak “Luani në Ngritje” ka për qëllim “të neutralizojë kërcënimin ekzistencial dhe të menjëhershëm nga programet e armëve bërthamore dhe raketave balistike të Iranit”.

    Sipas saj, sulmet izraelite synojnë “objektet ushtarake dhe komponentët kritikë të programit të armëve bërthamore të Iranit, si dhe individët kyç të përfshirë në të”.

    Ambasadorja akuzoi Iranin se është i përkushtuar ndaj shkatërrimit të Izraelit dhe se po vepron publikisht në këtë drejtim.

    “Regjimi vazhdimisht dhe publikisht bëri thirrje për shfarosjen e Shtetit të Izraelit”, tha Ziv, duke shtuar se “Irani është vetëm pak çaste larg një arme bërthamore dhe kjo nuk na la zgjidhje tjetër veçse të eliminonim kërcënimin para se të jetë tepër vonë”.

    Duke komentuar mbi ndikimin rajonal të kësaj përplasjeje, Ziv tha se një reduktim i kapaciteteve ushtarake të Iranit do të kishte efekt stabilizues në rajon.

    “Unë besoj se sa më të dobëta të jenë këto entitete ekstreme terroriste, aq më e madhe është mundësia e krijimit të një Lindjeje të Mesme që do të jetë më paqësore dhe e qëndrueshme”.

    Ambasadorja përmendi edhe rolin e Iranit në financimin dhe armatosjen e grupeve si Hamasi, Hezbollahu, Huthët dhe milicitë Shiite në Irak, të cilat, sipas saj, “rrethojnë Izraelin me një ‘Unazë Zjarri’ në ndjekje të shkatërrimit të tij”.

    Në lidhje me qytetarët kosovarë në Izrael, Ziv konfirmoi se janë marrë masa për mbështetjen e tyre.

    “Shefja e Misionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, znj. Ines Demiri, është në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët kosovarë që ndodhen në Izrael… dhe ata po ndihmojnë të gjithë qytetarët kosovarë që janë të interesuar të largohen nga vendi”, theksoi ajo.

    E pyetur për mundësitë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, Ziv tha: “Sa më e dobët të bëhet infrastruktura iraniane e raketave dhe programi i armëve bërthamore, aq më e vogël është mundësia e përshkallëzimit të mëtejshëm”.

    Në fund, ambasadorja ishte e qartë për vijimin e qëndrimit të Izraelit: “Izraeli do të vazhdojë të veprojë në Iran derisa programi bërthamor i Iranit të dëmtohet ndjeshëm, si dhe prodhimi dhe aftësitë e lëshimit të raketave balistike të shkatërrohen ndjeshëm”. Ajo përmbylli deklaratën e saj me një mesazh të prerë: “Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbrojmë sigurinë tonë dhe vetë ekzistencën tonë”. /Telegrafi

    Artikuj të ngjashëm

    “Kam ecur shumë për të kaluar kufij”, rrëfimi i 27 vjeçarit palestinez që përfundoi nga Gaza në Kosovë

    “Studio është totalisht e djegur”, publikohen pamje brenda televizionit shtetëror të Iranit që u bombardua nga Izraeli

    Zjarr pranë zyrave të Microsoft në Izrael pas një goditjeje raketore iraniane

    Të Fundit

    “Kam ecur shumë për të kaluar kufij”, rrëfimi i 27 vjeçarit palestinez që përfundoi nga Gaza në Kosovë

    “Studio është totalisht e djegur”, publikohen pamje brenda televizionit shtetëror të Iranit që u bombardua nga Izraeli

    Zjarr pranë zyrave të Microsoft në Izrael pas një goditjeje raketore iraniane

    Garat në çiklizëm, Policia tregon për rrugët që do të bllokohen sot dhe nesër

    Izraeli dhe Irani nuk i ndalin sulmet gjatë natës, detajet e fundit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.