Një tjetër ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka thënë se është i gatshëm t’i kthehet punës, pas trazirave në veri, shkruan GazetaDemos.
Këtë, Fatmir Gubetini e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, i cili ka thënë se i bashkëngjitet ish-kolegut të tij pasi i njejti kishe thënë se është i gatshëm të kthehet në ish-vendin e punës si polic.
Tutje ai i ka bërë thirrje presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti që t’ua mundësojnë kthimin në punë.
”Ftesë, Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti që të na mundesojnë kthimin në punë, që ta japim kontributin tonë pas gjendjes me trazirat në veri nga serbët. Jam i gatshëm, 100%, si përherë të kontriboj për shtetin tonë”, ka shkruar Gubetini.
Postimi i plotë i tij: