Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi tha se forcat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të rajonit jugor të Ukrainës, Herson.
REL nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e Igor Konashenkovit.
Agjencia e lajmeve Interfax-AVN e citoi atë të ketë thënë se “forcat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të të gjithë territorit”.
Zyrtarët e Ukrainës nuk i kanë komentuar ende këto pohime.
Hersoni është një qytet në jug të Ukrainës, i banuar me afro 290,000 banorë./REL