Ditëve të fundit ka pasur lëvizje e zhvillime të shumëta në partitë të cilat kanë hyrë në zgjedhje, shkruan GazetaDemos.
PDK, LDK, AAK e NISMA u përfolen fillimisht për formimin e ndonjë koalicioni, ndërsa kategorikisht tre partitë e para ishin kundër koalicionit me Vetevendosjen.
Pavarësisht zhvillimeve e të thënave për këto veprime, asnjë vendim akoma nuk është marrë.
Së fundi, Gazeta Demos nga burimet e saja ka marrë vesh se NISMA është kategorikisht kundër koalicionit me VV-në, mirëpo edhe kundër dërgimit të vendit në zgjedhje.
Ndërkaq, sipas po këtij burimi thuhet se PDK nuk është se ka interesim serioz në formimin e Qeverisë.
Derisa vendi momentalisht ndodhet në mes té dy zgjedhjeve, qeveri e opozitëss ose qeveri e Vetëvendosjes me 3 votat nga NISMA, e cila duket se i ka kushtëzuar partitë opozitare.