Gjatë ditës së djeshme është zhdukur një vajzë në Podujevë, pasi kishte dalë për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më, shkruan GazetaDemos.
Lidhur me këtë është informuar prokurori dhe hetimet tashmë kanë filluar.
Më poshtë gjeni rastin e paraqitur në raportin 24-orësh të Policisë:
Fsh. Gllamnik, Podujevë 02.05.2023 – 07:20. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe ende nuk është kthyer. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.