Një rast shqetësues është raportuar sot në fshatin Piranë të Prizrenit, ku një vajzë e moshës 13-vjeçare është zhdukur pa gjurmë, duke alarmuar familjarët dhe autoritetet policore.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga familjarët e vajzës, të cilët kanë humbur kontaktin me të miturën dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Policia ka ndërmarrë menjëherë veprimet operative dhe hetimore për gjetjen e vajzës, ndërkohë që është njoftuar edhe Prokuroria për trajtimin e mëtejshëm të rastit.
Në këto momente, çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e saj është i mirëseardhur.